TIRANË- Dy avion luftarak grekë janë parë të fluturojnë ditën e sotme në hapësirë ajrore në jug të vendit. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta u interesua pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku mësohet se bëhet fjalë për një stërvitje në kuadër të Aleancës dhe se është bërë koordinimi me palën shqiptare.