Universitetet hapin dyert më 2 nëntor, mësim i alternuar, leksionet online, seminaret në auditor

28 Tetor 2020, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2020-10-28 17:32:23

Mësimi në universitete do të nisë ditën e hënë më datë 2 nëntor.

Kryesisht mësimi do të jetë i alternuar ku shumë prej fakulteteve kanë vendosur të zhvillojnë leksionet online dhe seminaret në auditor.

Kjo është një masë për të evituar numrin e lartë të studentëve nëpër auditore dhe ambientet e fakulteteve për të parandaluar dhe përhapjen e koronavirusit.

Aktualisht, fakultetet e Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Sociale, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe i Mjekësisë do të zhvillojnë mësim të alternuar.

Ndërkohë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që vitet e para Bachelor dhe Master të zhvillojnë mësim në auditor.

Për vitet e dyta dhe të treta në këto dy cikle studimi, do të zhvillohen totalisht online.