Universiteti i Durrësit/ Pedagogët udhëtime private me paratë e studentëve

20 Dhjetor 2018, 14:36

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit kanë bërë udhëtime private me paratë e studentëve. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit për kontrollin e veprimtarisë ekonomike financiare të Universitetit të Durrësit, për periudhën 2013-2014, punonjësit e këtij universiteti ka përfituar dieta si dhe kanë bërë udhëtime me paratë e studentëve, në mënyrë të paligjshme. “Nga auditimi i veprimeve të kryera me bankë, u konstatuan pagesa me vlerë prej 463,000 lekë, ku 212,000 lekë për vitin 2014 dhe shuma 251,000 lekë për vitin 2013, për udhëtim e dieta të përfituara nga punonjësit e UAMD, të cilat përfaqësojnë pagesa të kryera për mësimdhënie nga punonjësit e stafit akademik të UAMD në ditët jo zyrtare të punës, në kundërshtim me VKM nr. 997, datë 10.12.2010 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit”. Për këtë është rekomanduar që të kontabilizohet dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës 463,000 lekë, nga punonjësit përfitues”, thuhet ën raport. Gjithashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Këshilli i Administrimit të Universitetit ka dërguar tre studentë për trajnim jashtë shtetit, me shpenzime të pabazuara në ligj.