Universiteti i Shkodrës hap dyert në 15 qershor, rektori: Dy orë provim, një orë dezinfektim

27 Maj 2020, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2020-05-27 15:11:08

Universiteti i Shkodrës do të hapë dyer për studentët në 15 qershor. Lajmin e bëri të ditur Rektori i  këtij universiteti, Adem Bekteshi në një deklaratë për mediat, i cili sqaroi se do të ketë disa faza. Ai tha se provimet për studentët do të zgjatin dy orë, ndërsa 1 orë do të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e ambientit.

Rektori Bekteshi i ka bërë thirrje studenteve për regjistrimin në provimet që duan të mbajnë në mënyrë që të mos humbin vitin.Senati akademik ka dalë me një vendim për gjithë aktivitetin akademik që nga 15 qershori deri në fund të tetorit. Kjo periudhë është ndarë në disa nënperiudha. Është vendosur që në 15 qershor në Universitetin e Shkodrës të fillojnë konsultimet e grupuara për lëndët të cilët studentët kanë paraqitur kërkesa. 15 qershor - 3 korrik është periudha e konsultimeve, ku çdo drejtor departamenti do hartojë orarin e hyrje daljes së studentëve bazuar në rregulloren. Në këtë periudhë do riorganizohen riprovimet për vitin e tret bachleor, studentët që janë stazhierë dhe ata që ndjekin vitin e fundit master. Nga 4 korrik deri në 23 korrik do jenë provimet e semestrit të dytë për studentët e vitit të tretë bachelor dhe studentët e vitit të fundit master.