Ura vajgurore kërkon emrin e qytetit ilir 'Dimal'! Kryebashkiakja: Propozimi ka për qëllim zhvillimin e turizmit

14 Korrik 2020, 20:32

Zbulimi arkeologjik i Dimalit zgjoi idenë për ta ndërruar emrin e Urës Vajgurore me atë të qytetit antik ilir. Propozimi u bë nga banorë e intelektualë të zonës, ndërsa u mbështet edhe nga bashkia. Ky ndryshim sipas kryebashkiakes ka për qëllim zhvillimin e turizmit.