Uragani Humberto godet Mbretërinë e Bashkuar. Kaos në Kryeqytetin Londër

25 Shtator 2019, 11:07

Mbretëria e Bashkuar po përballet me stuhi dhe shira të dendur të cilat do të zgjasin deri në fund të muajit, kur mendohet se uragani Humberto do të largohet nga ishulli.

Shumë pjesë të vendit janë izoluar si pasojë e përmbytjeve dhe pezullimit të transportit hekurudhorë.Agjensia e Mjedisit e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar 39 alarme dhe 12 paralajmërime gjatë rreshjeve intensive dhe përmbytjeve nga uragani i cili është zhvendosur në jug të Mbretërisë së Bashkuar.

Mijëra udhëtarët në kryeqytetin britanik u përballën me vonesa serioze dhe mbylljen e stacioneve të metrove.

Shumë linja hekurudhore pranë stacionit të ‘Liverpool Street’ janë përmbytur duke shkaktuar kaos në kryeqytet.