Uragani vrastar 'Dorian' godet Kanadanë. Në 'Nova Scotia', 450 mijë shtëpi pa energji elektrike

9 Shtator 2019, 12:33

Pasi shkaktoi 43 viktima në SHBA, uragani “Dorian” ka nisur të godasë Kanadanë.

Që prej ditës së djeshme ai ka prekur provincën Nova Scotia, ku ka shkaktuar mjaftë dëme.

Erërat me shpejtësi deri 160 km/orë, kanë rrëzuar shumë pemë duke ndërprerë edhe energjinë elektrike për rreth 450 mijë shtëpi.

Autoritetet kanandeze bëjnë me dije se stuhia ka sjellë në rajon mbi 100 milimetra shi, nivel që mund të dyfishohet në orët në vazhdim.

Gjithashtu, stuhia pritet të prekë edhe rajone të tjera dhe autoritetet vendore i’u kanë bërë thirrje banorëve të evakuohen.

Ndërkaq Bahamasi mbetet vendi më i prekur nga uragani ‘Dorian’.

Numri i viktimave në ishullin e madh ka shkuar në 43, por pritet që bilanci të jetë edhe më tragjik për shkak të numrit të lartë të të zhdukurve.

90% e shtëpive, ndërtesave por edhe infrastrukurës së Bahamasit është shkatërruar totalisht dhe për rindërtimin e ishujve do të nevojiten miliarda dollarë.