Kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik Shqiptar që u zhvillua në qytetin e Vlorës. Ai tërhoqi çmimin me të cilën u nderua nëna e tij Aneta Rama si “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”.
Rama është shprehur i emocionuar për marrjen e titullin në emër të nënës së tij,e cila për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon nuk mund të ishte pjesëmarrëse.
I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” - akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës