Urdhri i Lleshajt/ Si do boshatisen ndërtesat e krimit nga sendet dhe njerëzit, evakuim me forcë nëse ka rezistencë

23 Prill 2020, 19:17

TIRANE-Ka hyrë në fuqi një udhëzim i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili parashikon boshatisjen e ndërtesave të njerëzve të krimit, të cilat janë objekt sekuestrimi. Udhëzimi është është hartuar në kuadër të aksionit të OFL-së, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes bllokimit të pasurive, izolimin fizik si dhe sanksionet ekonomike. Sipas këtij udhëzimi, ndërtesat e njerëzve të krimit do të boshatisen nga njerëzit dhe sendet. Policia do të evakuojë njerëzit dhe çdo send nga hotelet, restorantet, lokalet, magazinat, dhe çdo pasuri tjetër e pabujshme, për të cilën është vendosur masa e sekuestros nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, sipas aktit normativ ati-krim. Ky udhëzim nuk do të zbatohet vetëm për ndërtesat që funksionojnë për banim, ku në to jetojnë persona, të cilët nuk kanë mundësi tjetër strehimi.