Urgjencat kirurgjikale tranferohen tek Trauma, ngrihen dy çadra 'filtër' jashtë spitalit

22 Mars 2020, 11:13

TIRANË - Me kthimin e Spitalit Infektiv në shërbim të pacientëve me COVID-19, të gjitha urgjencat kirurgjikale janë zhvendosur në Spitalin e Traumës. Në hyrjen kryesore të spitalit, janë ngritur dy çadra të cilat do të kryejnë kontrolle për çdo person që ka hyrje-dalje në Spitalin e Traumës, për të shmangur kështu çdo rrezik për përhapjen e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha apo pacientëve të tjerë të shtruar në Spitalin e Traumës. 

Me përhapjen e koronavirusit në Shqipëri në të gjitha spitalet, ashtu edhe tek i Traumës, janë ndaluar vizitat e familjarëve apo që shoqëruesit e pacientëve të futen në spital, vetëm në rastet kur ka autorizim nga autoritetet shëndetësore.Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj shpjegoi se janë çadrat do të jenë funksionale nga nesër për të bërë kontrollin e çdo personi që do të futet në spital, pra një lloj kontrolli parësor për të penguar hyrjen e virusit në spital.