Ushqime dhe barna, Rama: Sot trokitëm te 5848 pensionistë dhe të varfër

29 Mars 2020, 21:46

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka shpërndarë një video nga ndihmat që u janë ofruar sot familjeve në nevojë dhe pensionistëve në të gjithë vendin. Edi Rama thotë se sot janë ndihmuar 5848 familje, ndërsa në total, po sipas tij numri shkon në 107128.

"5848 familje u ndihmuan sot me ushqime ose barna mjekësore. Shkon në 107.128 numri i dyerve ku kemi trokitur, qysh nga nisja e operacionit humanitar! Familje në ndihmë ekonomike, pensionistë kryefamiljarë, individë në nevojë për ndihmë, kanë ndjerë manifestimin konkret të përkujdesjes tonë. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës" shkruan Rama.