Ushqime të pasigurta/ Hiqen kioskat pranë shkollave në Durrës

9 Shtator 2019, 16:14

DURRËS- Kioskat që tregtojnë produkte ushqimore apo mallra të tjera pranë shkollave do të hiqen.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se ditën e sotme,  Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Durrës (IMT) e mbështetur nga policia bashkiake ka nisur punën për largimin e kioskave të cilat tregtojnë produkte ushqimore pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Bëhet e ditur se ky aksion është shtrirë edhe jo vetëm në shkollat e qytetit, por edhe nëpër fshatra. Shefi i policisë bashkiake, Vasip Çopa njoftoi se sot u larguan 4 kioska pranë shkollave të mesme "Beqir Çela" dhe "Olsi Lasku".