Ushtaraku 38-vjeçar kalon ditëlindjen më të pazakontë, ja surpriza e kolegëve

29 Mars 2020, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 16:26:14

"Po jetojmë ditë të vështira por pikërisht në ditë të tilla vlerësohet edhe më shumë sakrifica, kontributi dhe solidariteti njerëzor. Djemtë e Policisë Ushtarake, të cilët bashkë me 5 mijë efektivë të Forcës së Armatosur prej 3 javësh janë në terren, kanë suprizuar kolegun e tyre major Bledar Bimaj në 38-vjetorin e lindjes. Çaste të tilla janë burim force e energjie për t'ia dalë mbanë të gjithë bashkë. Gëzuar ditëlindjen major! Faleminderit për shërbimin çdo efektivi të FA!", shkruan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.