Ushtria ekspozon armatimet për qytetarët, ministrja Xhaçka: Ushtarët janë rojet e lirisë së vendit

29 Nëntor 2018, 18:46

Në 74-vjetorin e Çlirimit, Forcat e Armatosura kanë ekspozuar tek zona e Pedonales në Tiranë, një pjesë të armatimeve që ato kanë. Armë, tanke, makina ushtarake, janë disa nga armatimet e ushtrisë që qytetarët kanë parë. E pranishme në aktivitetin “Festo me Forcat e Armatosura” ishte edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ky moment na gjen të rreshtuar krah forcave aleatë të NATO-s për të mbrojtur vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe shtetit ligjor. Këta djem dhe vajza me uniformë që i janë bashkuar këtij kremtimi, janë rojet e lirisë së vendit tonë, heronjtë e heshtur të vendit.

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Gjatë ekspozitës nuk kanë munguar dhe qytetarët e shumtë të cilën të shtyrë nga kureshtja kanë vizituar me interes të gjitha stendat e ngritura nga Ushtria me armatimet. Ky aktivitet zgjati për më shumë se dy orë dhe u mbajt në kuadër të 29 nëntorit, Ditës së Clirimit të vendit.