Ushtria në rrugë, vlonjatët pinë kafen e mëngjesit në shtëpi, mbyllen lokalet

12 Mars 2020, 09:00

Vlora i është "bindur" urdhrit të lëshuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, duke mbyllur ditën e sotme të gjitha baret dhe restorantet.

Qytetarët e Vlorës do të pinë kafen e mëngjesit në shtëpi, si një masë parandaluese për t'u mbrojtur nga koronavirusi. Në dyert e lokaleve janë vendosur një njoftim, ku lajmërojnë qytetarët se do të qëndrojnë të mbyllur minimumi për dy javë, në varësi të situatës.

    No videos found.