Vaji i labit në kohën e Coronavirusit, Roland Çenko: Dal e dëgjoj gjëmën, kush do ma mbaj këngën?!

22 Prill 2020, 14:02

Këngëtari i njohur i muzikës labe Roland Çenko, është ulur në një gur në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër, duke interpretuar një këngë që i përshtatet situatës së trishtë të krijuar nga izolomi për shkak të pandemisë Covid 19. Këngëtari ka realizuar një interpretim të mahnitshëm të një lloji të këngës që quhet logatja, një përzierje midis vajit dhe këngës në Labëri. Poeti dhe kienasti i njohur Petrit Ruka me origjinë nga Labëria thotë se kjo mënyrë të kënduari është Logatja, një përzierje mes vajit e këngës.