Vajza e Jonida Shehut jo vetëm një kopje e të atit, ja pasionet e ngjashme që ka me të

26 Shtator 2019, 14:58

Përveçse një gazetare e njohur, Jonida Shehu është edhe një mami tejet e përkushtuar. Kristal vajza e saj e parë, erdhi në jetë tre vjet më parë kur ajo drejtonte programin “Pasdite në Top Channel”.

Mëngjesin e sotëm e ftuar në emisonin “Rreze Dielli”,  moderatorja Jonida Shehu ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe mbi të gjitha rreth pasioneve të Kristalit të vogël.

Të gjitha cepat e shtëpisë i kemi të vizatuara asnjë lodër nuk qëndron me këmbët e veta , me pak fjalë nuk më ka ngjarë mua por bashkëshortit, pasi e shoh qw tw gjitha gjwrat janw tw zbwrthyera dhe çmontuara deri nw detaje. Shpresoj të vajzërohet me kalimin e kohës ,në lojrat e pasionet e veta”, ka thënë ajo.

E pyetur nga moderatorët Alban Musa dhe Suada Daci se çfarë ndryshoi në jetën e saj kur Kristali erdhi në jetë, Jonida u shpreh se tashmë gjithcka ka ndryshuar , tani është vetëm ajo edhe pse Kristali nuk është një fëmjë i lehtë që të lë ta puthësh e ta përqafosh. "Do të  kisha më shumë foto me të në rrjetet sociale nëse do më linte ta puthja”, ka thënë Jonida.

Përsa i përket bashkëshortit të saj, skenografit Albi Cifligu, Jonida tha se ai e ndihmon aq sa mundet, pasi edhe ai është shumë i angazhuar me punët e tij. Një nga skenografitë e fundit të Cifligut, ishte edhe koncerti i Capital T.