'Vajza po na tretet para syve'/ Spiropali flet pas bisedës me gjyshin e 13-vjeçares: Më sulmoni mua, ata lërini të qetë

6 Shkurt 2019, 19:40

Ministrja Spiropali ka folur sërish sot për rastin e përdhunimit të 13-vjecares në Kavajë. Përmes një video në Facebook Spiropali ka rrëfyer se sot është takuar me gjyshin e vajzës i cili është shprehur i pikëlluar për situatën e krijuar në media mbi cështjen ku është përfshirë mbesa e tij. Ajo tha se vajza po mbahet larg celularëve dhe televizorit për t'u mbrojtur nga lukunia që i është vërsulur nëpër komisione parlamentare, në banaqe televizive, në faqe dixhitale.

"Sot, më erdhi në zyrë me kërkesen e tij gjyshi i vajzës së mitur nga Kavaja, e cila fatkeqësisht, është bërë shënjestër e politikës dhe medias që në vend se ta ndihmojnë po e dërrmojnë.
Ai tregonte duke u dridhur se cfarë halli i madh i ka rënë mbi kokë familjes; sesi pas gjëmës së parë vajza po përjeton nje gjëmë të dytë. I kanë hequr nga duart telefonat, i kanë mbyllur televizorët, e kanë rrethuar me dhimbjen e me perkujdesjen familjare, për ta mbrojtur nga lukunia që i është vërsulur nëpër komisione parlamentare, në banaqe televizive, në faqe dixhitale. Duke bërë politikë dhe audiencë me një vajzë vetëm 13 vjeç e 2 muaj, po shkaterrojne cdo rruge rikthimi te saj ne jeten normale, tha zedridhur gjyshi i saj.

U mendova gjatë a ta ndaj me ju apo jo tronditjen e tij, po ne fakt po s’e bera une qe e pata ate burre fisnik ne zyre per hallin e tij, kush do ta beje ne emer te tij thirrjen per ta lene te mituren ne privatesine e saj!?

A e dini se privatesia e të miturit garantohet me ligj?! Kodit i te Drejtes Penale per te Mitur Neni 21 -E drejta e te miturit per jete private respektohet plotesisht ne cdo faze te drejtesise penale per te mitur duke bere kujdes qe te shmanget demtimi i tij.

2.Nuk publikohet asnje informacion qe mund te coje ne identifikimin e te miturit ne koflikt me ligjin, te miturit viktime ose deshmitar i nje vepre penale.

3. Ndalohet identifikimi ose publikimi ne cfaredolloj forme i te dhenave personale te te miturit.

Po mire monstra qe njohim e qe kemi taksirat ta durojme cdo dite prej vitesh, kur shkel cdo kushtetute e kanun, po si i behet shume e shume te tjereve, qe perseri e perseri, shqyejne publikisht ata qe medemek mbrojne?!

Nje vajze e mitur si mjet per te gjuajtur policine, prokurorine, qeverine! Nje vajze e mitur si shembelltyre e kriminalizimit moral dhe korruptimit mendor te politikes e te medias! Nje vajze e mitur si plage qe tregon semundjen e rende te politikes qe nuk votohet, te medias qe nuk ngopet, te shoqerise qe nuk ndalet nje asnje moment per te marre fryme dot, nen presionin total te dy te parave.
Gjyshi i vajzes me tregoi se si e vogla po tretet para syve te tyre; sesi nuk kapercen dot pragun e shtepise nga tmerri i zhurmes rreth saj; sesi familja kerkon vetem nje gje sot: Drejtesi dhe Te drejten per t’u lene rehat ne dhimbjen e vet te pangushellueshme!
Tani ju lutem! Ja ku me keni! Ti monster i pari dhe cilido tjeter pas teje! Me sulmoni mua! Shpifni e hidhni mbi mua jarget e ligesise e rrufete e paaftesise suaj per te qene njerez qofte edhe me nje te mitur, po ate, vajzen e mitur dhe familjen e saj, lerini rehat!"

m.m.