Vajzës i humb portofoli, pasagjerët rrahin keq shoferin e autobusit pse mbylli dyert

12 Nëntor 2019, 16:47

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në autobusin Kombinat-Kinostudio, ku është dhunuar rëndë shoferi i mjetit.

Shkak është bërë vjedhja e portofolit të një prej udhëtareve. Vajza ka pa pikasur se i ishte marrë kuleta ka njoftuar fatorinon dhe shoferin. Ky i fundit ka mbyllur dyert, por kjo gjë ka shkaktuar irritim të pasagjerët e tjerë, ku një prej tyre ka dhunuar shoferin.

Shqiptarja.com ka videon ku shihet një prej pasagjerëve, identiteti i të cilit nuk dihet ende rreh me grushte shoferit, teksa disa të tjerë përpiqen që të shuajnë sherrin.

Vajza ka denoncuar në polici vjedhjen e kuletës, e ndërsa për ngjarjen e rëndë në autobus nuk ka asnjë të proceduar.