Vaksina italo-britanike gati në shtator! 114 mijë vdekje në botë! Në SHBA më shumë se 22 000 viktima

13 Prill 2020, 15:16

Në të gjithë botën numri i të identifikuarve pozitive nga koronavirusi është mbi 1 milion e 850 mijë, kurse numri i viktimave nga Covid-19 është rritur në mbi 114 250 kurse numri i të shëruarve ka shkuar në më shumë se 2 milionë e 800 mijë.

Me 1514 viktima në 24 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 22,100 vdekje nga koronavirusi si dhe janë raportuar më shumë se 557 mijë e 500 të infektuar me Covid-19.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Bill De Blasio ka deklaruar se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të vitit shkollorë dhe për rrjedhojë rreth 1.1 nxënës dhe studentë do të mbetet në izolimin që për ta ka nisur që më 16 mars kur u urdhërua edhe mbyllja e shkollave për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë, Qarku i Los Anxhelosit ka vendosur të zgjasë kufizimet për kontrollimin pandemisë deri më 15 maj kurse San Francisko do i mbajë në fuqi kufizimet deri më 3 maj.

Anthony Fauci, virologu i famshëm amerikan i thirrur pranë shtëpisë së Bardhë për të udhëhequr ekipin tekniko shkencor që merret me emergjencën shëndetësore tha se “nëse vendi do të ishte mbyllur më herët, do ishin kursyer vetë të tjera”. Fjalë këto që me siguri nuk i kanë pëlqyer Trump, i cili u përgjigj në mënyrën më të shpejtë që ai njeh, me postimet në Twitter:  “Lajm i rremë, unë isha ai që bllokoi Kinën shumë para se njerëzit të fillonin të flisnin”.