Vaksinimi masiv, mjekët e Forcave të Armatosura i bashkohen bluzave të bardha

28 Mars 2021, 11:17

Ka nisur sot vaksinimi masiv i popullsisë, ndërsa në Sheshin "Skënderbej" janë ngritur dy çadra, ku po marrin dozën e tyre të vaksinës kineze "Sinovac" të moshuarit mbi 70 vjeç.

Ndërkohë, sikurse mund të shihet edhe nga video, në ndihmë të bluzave të bardha janë bashkuar edhe mjekët e Forcave të Armatosura.

Paralelisht me vaksinimin në çadrat e ngritura në Sheshin "Skënderbej", vijon edhe vaksinimi në stadiumin "Air Albania".