Vaksinimi masiv në Fier, të moshuarit: Shyqyr që na erdhi radha, kemi një vit që dalim me frikë

28 Mars 2021, 14:49

Ka nisur prej orës 8 te mëngjesit të kësaj të diele vaksinimi masiv në Fier. 8000 doza vaksina kineze Sinovac në 18 qendra shëndetësore në Fier, Patos, Roskovec  nga mosha mbi 75 plus dhe 80 vjeç si dhe vijon edhe për personelin e sistemit arsimor që dëshirojnë që nuk e kane marrë vaksinën.

Vetë të vaksinuarit  janë shprehur të lumtur  që po bëjnë vaksinën, nuk kanë fikë dhe u bëjnë thirrje të moshuarve të mos ngurojnë ta bëjnë atë.

"Sa mora vesh që ka ardhur vaksina në Fier dhe mua dha njoftimi  unë mora djalin me vete dhe erdha. Kemi një vit që kemi frikë të dalim, faleminderit shumë që erdhi kaq shpejt edhe për ne", tha një i moshuar.

 

"Erdha sot bëra vaksinën, frikë nuk kam, presim të bëjmë dozën tjetër, ishalla ikën sa më shpejt kjo kolerë që na ka zënë", tha një tjetër.

Sipas Drejtorit Rajonal te Kujdesit Shëndetësor, Ervin Hoxha prej mëngjesit të sotëm ka një masivitet në marrjen e kësaj vaksine. Vetëm në bashkinë Fier janë 3 qendra për kryerjen e kësaj vaksine dhe ajo që bie në sy është interesimi i kësaj kategorie për të kryer vaksinën.