Në një intervistë për Report Tv, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se në gjysmën e parë të muajit maj do të arrihet objektivi për vaksinimin e gjysmë milionë qytetarë kundër COVID-19.
"Fushata e vaksinimit është një nga fushatat më mirë të organizuar dhe ka vazhduar në normalitet pavarësisht situatës zgjedhore. Mund ta themi me krenari që tashmë në Shqipëri numërohen mbi 450 mijë qytetarë të vaksinuar. Jemi ndër vendet e para në rajonin. Kur sot jemi pak më shumë se 450 mijë dhe sasinë e vaksinave e kemi në dispozicion, objektivin e vendosur do ta arrijmë që në gjysmën e parë të majit", tha Rakacolli.
