#reportTV #lajmeshqip #lajme 250 mësues të 6 shkollave në Tiranë u vaksinuan me Astrazenecën, kurse nga dita e hënë vaksinimi për mësuesit dhe pedagogët do të shtrihet në të gjithë vendin. Kryeministri Rama gjatë inspektimit tha se shumë shpejt do të mbërrijnë doza të tjera të vaksinave më të cilat do të vaksinohen policët me ushtrinë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlu tha se me dozat e AstraZeneca, do të ketë një vaksinim të kombinuar të mësuesve dhe të moshuarve. Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se Astrazeneca është vaksinë e sigurtë. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 71,160 doza vaksinash Pfizer dhe AstraZeneca, ndërsa janë kryer rreth 24 mijë vaksinime. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani 1,6 milion doza vaksine për 800 mijë qytetarë. Rama tha dje se disa shkolla në të gjithë vendin do të kthehen në qendra vaksinimi që do të bëjnë dhe vaksinimi e mësuesve me dozat e vaksinës AstraZeneca. Kryeministri bëri gjithashtu të ditur se gjatë muajit prill do të vijnë edhe 60 mijë doza të tjera nga AstraZeneca dhe 30 nga Pfizer. Përtej debatit në disa shtete, në Shqipëri vaksinat e AstraZeneca-s do të përdoren në çdo grupmoshe. Nisur nga vendimet e disa shteteve në veri të Europës që kanë ndaluar vaksinimin me dozat e AstraZenecas, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dalë në një deklaratë zyrtare që ka sqaruar se ajo është e sigurt dhe e efektshme. Nga ana tjetër, edhe vetë kompania është shprehur se kjo vaksinë nuk mpiks gjakun, siç është raportuar dhe kjo është e bazuar në studime konkrete.