Vaksinohen sot mjekët në Vlorë/ Rama: Të dielën nisim vaksinimin anti-COVID te personalitetet e moshuara +80 vjeç

18 Shkurt 2021, 11:15 | Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 14:03

Procesi i vaksinimit ka vijuar dje në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID.

r.k./Shqiptarja.com