Vala e tretë e pandemisë, Italia vendos rregullin 5 ditë karantinë për udhëtarët brenda BE

30 Mars 2021, 16:54

Përhapja e varianteve të reja të koronavirusit në Evropë ka vënë sërish nën presion vendet anëtare të BE-së për rritje të kontrolleve të lëvizjes, me disa vende të BE-së që po mundohen të rikthejnë kontrollet kufitare dhe kufizimet e udhëtimit.