Valdrin Pjetri tërhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës

15 Gusht 2019, 17:46

Tërhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës Valdrin Pjetri pas akuzave lidhur me të shkuarën e tij në Itali. Përmes një reagimi vetë Pjetri njofton se ka vendosur të marrë një vendim të tillë të njihet me të vërtetën ligjore në pozitat e një qytetari të thjeshtë. Ai shprehet se kjo ngjarje banale  e ndodhur 17 vite më parë është nxjerrë nga konteksti.

Pjetri shkruan se tashmë energjitë do të përqendrohen në zgjidhjen dhe sqarimin e kësaj ngjarjeje, për të cilën shprehet se në dijeninë e tij nuk ka ka pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

"Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi....

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

    No videos found.