Valencia në karantinë, 35% e skuadrës e infektuar me koronavirus

17 Mars 2020, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2020-03-17 13:32:47

Valencia është klubi më i prekur në Europë nga koronavirusi. Spanjollët kanë refuzuar të bëjnë publike emrat si të lojtarëve të dalë pozitiv me COVID-19 ashtu edhe  të pjesëtarëve të stafit por ka bërë me dije se 35% e komplet skuadrës rezulton për momentin e infektuar. Nuk bëhen me dije vetëm emrat e personave të rinj që kanë rezultuar pozitiv.

Në komunikatën e publikuar të hënën në mbrëmje vonë bëhet me dije se të gjithë të prekurit në klubin e Valencias janë në gjëndje të mirë në shtëpitë e tyre dhe po ndiqen nga mjekët.Spanjollët duket se nuk kanë dyshime për faktin se janë prekur nga koronavirusi gjatë transfertës në Milano kur u përballën me Atalantën për Champions League. Të dielën Valencia bëri me dije se në klub kishte 5 raste me COVID-19 duke publikuar madje  edhe emrat Mangala, Garay, Gaya, Camarasa dhe Juan Aliaga ndërsa konfirmon se tashmë 35% e skuadrës është e prekur./Përgatiti Andi Kapxhiu