Valteri nuk mbahet në Kuvend: Trekëndëshi i djallit Rama- Basha- Meta të marrë fund në 25 prill

5 Nëntor 2020, 12:21

Deputeti Halit Valteri ka folur me tone të ashpra në Kuvend.

"Para se të na thuash se Luli ëhstë cun i mirë dhe i  bukur plotëso 15 kushtet e bundestagut gjerman se u bërtë gazi i botës duket hapur shampanjë dhe rezultati është i njëjtë.

 Ju duke lënë Shqipërinë jashtë kornizës së Be, shpëtoni veten tuja, jo më kot spakun e ka zënë gjumi letargjik. Më kot bën thirrje ambasadorja amerikane sepse i ka dosjet aty  i ka e di kush ka vila dhe biznese, më kot bëjnë shoë politik.

Trekëndëshi i djallit Edi Rama Lulzim basha dhe Meta. Këta janë pengmarrësit e fateve të shqiptarëve, më 25 prill tua tregojmë vendin. Pa largimin e tyre shqipëria do të kthehet edhe 30  vite mbrapa, as sovranitetin se kemi të sigurt me trekëndëshin  e djallit që kemi në pushtet. Shikojmë që ky vend të shkojë drejt Be dhe jo të mbrojë interesat e shqiptarëve,

Të dashur shqiptarë në 25 prill do ti drejtpohemi kutive të votimit për të mos votuar këta monstra", tha Valteri.