Varianti britanik i COVID ka hyrë në Shqipëri, masat e njëjta dhe për 2 javë! Zëvendësohen Çomo e Kalo, Komiteti Teknik me 3 anëtarë të rinj

11 Mars 2021, 11:43

Dyshimet e deri më tanishme janë konfirmuara! Në Shqipëri ka hyrë varianti i ri i COVID, ai i britanikëve që lidhet edhe me shtimin e rasteve të reja, më së shumti te moshat e reja. Kjo është përgjigja e mostrave që u ekzaminuan në laboratorët e Londrës. Ndërkohë, edhe pse ka një ulje të lehtë të rasteve, masat që janë aktualisht do të mbeten në fuqi, për një periudhë 2 javore.