Varianti i ri i koronavirusit/ Mjeku shqiptar nga Italia për Report Tv: Të shqetësuar se përhapet shumë më shpejt! Lajmi i mirë është se vaksina funksionon edhe me të

21 Dhjetor 2020, 14:00

Varianti i ri i koronavirusit ka krijuar frikë në Evropë. Kjo pasi mendohet se transmetueshmëria pas mutacionit që ka pësuar COVID-19 është shumë e madhe. Mjeku i njohur shqiptar që punon në Itali, Genic Kapxhiu, në një intervistë për Report Tv shprehet se  lajmi i mirë është fakti se vaksina që po bëhet në këtë periudhë është funksionale. Ai u shpreh se duhet shpejtuar sa më shumë vaksina.