Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar Bashkinë Durrës se po jep me koncesion varrezat në qytete për shërbimin funeral dhe mirëmbajtjen e tyre. Xhaferraj shprehet se ky koncesion do i jepet kryetarit të PS së degës Durrës, Luan Zaza për 376 milionë lekë duke e konsideruar një grabitje të pastër që u bëhet qytetarëve të Durrësit.