Varshavë, flakët e ferrit gllabërojnë rrokaqiellin

8 Qershor 2019, 12:09

Flakët e ferrit kanë gllabëruar katet e sipërme të një rrokaqielli në kryeqytetin polak Varshavë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën për të mbrojtur njerëzit nga mbetjet e zjarrta që bien nga sipër.

Flakët që shpërthyen në orën 23:00 me orën lokale kanë futur në kolaps gjithë Varshavën.

Rrokaqielli i nisur së ndërtuari në vitin 2016 është i lartë 426 metra i lartë dhe besohet se  zjarri fillimisht ka nisur në katin e 25-të. Deri më tani nga ana e autoriteteve nuk janë raportuar viktima pasi ndërtesa ende nuk ishte vënë në efiçencë.

Gjashtëdhjetë ekipe zjarrfikëse po luftojnë prej orësh për të vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë tre kate të ndërtesës.