Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili vijon që të hedh akuza ndaj ndërkombëtarëve dhe qeverisë së kryeministrit Rama. Vasili në një deklaratë për mediat ka thënë se zgjedhjet edhe pse ka tre javë që janë zhvilluar nuk është dhënë rezultati. Sipas Vasilit politika e Ramës që herë herë flet edhe anglisht po krijon një alibi për reformën zgjedhore.
"Janë sot dëshmitar por edhe pakica janë dëshmitarë se Shqipëria është pa rezultat zgjedhjesh. Arsyejaa është se banda nuk është në gjendje të bëj bashkë hajdutllëkun me zgjedhjet. Në këtë momente KQZ dhe Edi Rama e politika e tyre që flet herë shqip por edhe që flet anglisht hedhin në treg alibinë e reformës zgjedhore. Por kjo është alibi e neveritshme. Me kodin zgjedhor kemi votuar që nga 2009 i njëjti kod është por rezultatet nuk janë bërë publike. Edhe në 92 janë bërë më shpejt. Shqipëria nuk od të mbetet peng i Ramës. Na duhet të mos bëjmë hapa pas në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë. Me votime komuniste është rrugë e mbyllur për BE." ka thënë ndër të tjera Vasili.
Kujtojmë se muaji shtator pritet të jetë vendimtar edhe për një reformë mjaft të rëndësishme në Shqipëri, atë zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dje në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, tha se puna intensive që do të rinisë në shtator në këtë komision, do t'i garantojë shqiptarëve një kod të ri elektoral.
Vasili kundër Reformës Zgjedhore, sulmon edhe ndërkombëtarët: Alibi e neveritshme
No videos found.