Vasili: Qeveria Rama korrupsion të shfrenuar...bën krahasim me periudhën 'e artë' të Berishës

28 Maj 2019, 17:53

 

Numri 2 i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion, sipas së cilit është bërë nëpërmjet kotratave të fshehura të nënshkruara nga qeveria. Për të treguar që numri i kontratave të fshehura të qeverisë Rama është jashtë çdo parashikimi, Vasili ka bërë krahasimin me periudhën kur vendi qeverisej nga Berisha. Sipas tij, në qeverinë e Berishës ky fenomen nuk ka ekzistuar, e ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë shpjegime mbi mënyrën se si janë nënshkruar këto marrëveshje, si është përzgjedhur fituesi, apo cilët kanë qenë konkurrentët.

"Nga këto 236 kontrata të klasifikuara nga viti 2008 deri në vitin 2018, në periudhën e qeverisë së të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka pasur gjithsej 20 kontrata të klasifikuara.  Kryeministri eshte pergjegjes direkt per kontratat sekrete te qeverise, si vjedhje skandaloze!!! Thellohen frikshem skandalet e qeverise me grabitjen flagrante te parave publike Korrupsioni eshte shfrenuar krejt. Qindra milione euro grabiten nga qeveria permes kontratave te klasifikuara gjoja sekrete prej saj per eliminuar konkurencen, transparencen dhe arritjen e cmimeve sa me te ulta dhe te leverdishme. Qeveria e ka bere kontrata te tilla gjoja sekrete plot 216 here.

Cmimet e kontratave fillojne nga 1.5 milion euro nje kontrate e vetme per sigurimin e nderteses se Agjensise se Informacionit. Eshte skandaloze qe konsiderohet sekret nje procedure e tille e rendomte sigurimi ndertese. Skandaloze cmimi i saj, qe do te justifikonte sigurimin e nje ndertese nga 100 milion euro minimumi deri ne 1 miliard euro maksimumi.
Eshte skandaloze sepse pasi paracaktohen fituesit me pas fshihet informacioni me gjoja klauzolen sekret per menyren e prokurimit,cmimet,ofertat etj sepse mashtrimi do te dilte sheshit.

Eshte Fakt se:Nga këto 236 kontrata të klasifikuara nga viti 2008 deri në vitin 2018, në periudhën e qeverisë së të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka pasur gjithsej 20 kontrata të klasifikuara. Ndërsa gjatë periudhës 2013-2018 të qeverisjes se Edi Rames , ka pasur gjithsej 216 kontrata të klasifikuara. 

    No videos found.