Vasili: Rama po bën avokatin e Dakos, do përdhunoheni si Sahit Dollapi

14 Maj 2019, 15:52

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili regaoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama duke thënë se në deklaratën e tij, Rama bëri avokatin e Vangjush Dakos dhe Saimir Tahirit. Vasili tha se Ramës nuk i intereson nëse shqiptarët janë të varfër por mjafton të vazhdojë të jetë në pushtet i qetë.

"Kryeministri i vendit i tregoi shqiptarëve vetëm një alterantivë, burgun në emër të varfërisë. Kryeministër ofron alternativë burgun për shqiptarë. Ai bëri avokatin e Vangjush Dakos dhe Saimir Tahirit, bëri dhe avokatin e 21 janarit kur ai prodhoi zjarr në Sqhipëria. Gatuesit e 21 Janarit paskan alibi sot. Agron Malaj ishte shefi i grupit të zjarrit në 2011 por për Ramën është i pafajshëm. Kjo është drejtësia e Edi Ramës. Kriminelët dolën të gjithë të pafajshëm. Edi Rama sot u tha shqiptarëve që më mjaftojnë edhe 10 vetë po të votojnë. Refuzimi i shqiptarëve për të nuk ka rëndësi. Tha që nuk ka asnjë problem për krizën ekonomike.

Edi Rama qau për kushtetutën duke thënë se ajo është e paprekshme. Shqiptarët kanë harruar se ai shtyu dy muaj zgjedhjet për një copë certifikatë. Rama kryeministër e shkeli kushtetutën. E shkeli për ligjin e hipotekave. Shqipëria përmbytet. Rama i krekosur me kollare dhe me xhepat plot është i qetë. Ju do përdhunoheni si u përdhunua Sahit Dollapi. Ju vuani s'ka problem, le të shkojë varfëria thellë e më thellë vetëm që unë të rri në pushtet. Sot sahati i Edi Ramës ka rënë. Sot Edi Rama nuk e çliron dot ankthin", deklaroi Vasili.

    No videos found.