Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka mbyllur protestën i vetëm në selinë e LSI, ndryshe nga protestat e mëparshme kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është bashkuar me liderin demokrat për të mbyllur tubimin nga selia e PD.
"Edi Rama shënoi orët e fundit e tij. Ai do të na khejë në monizëm me vetëm një parti. Ai sot u kthye në vendin e krimit në Lezhë ku pak ditë më parë ka firmosur 300 milionë euro grabitje. Të majtë dhe të djathtë nuk e duan monizmin. Ndaj sot jemi të gjithë pa asnjë kthim prapa. Rama është një kryeministër i paligjshëm. Shqiptarët do luftojnë dhëmbë për dhëmbë me kriminelët. Mirënjohje pa fund për qytetarinë që treguat. Prandaj ashtu si kishim këtë herë akoma më shumë në protestën tjetër do i japim fund kësaj krize", u shpreh Vasili.