Vasilika Hysi heq dorë, nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit!

3 Mars 2021, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 12:29:51

Vasilika Hysi heq dorë, nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit. "Do u lë vendin kalamajve", tha Rama referuar nxënësve të saj, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, e ndërsa në fjalën e saj, Hysi ka bërë një përmbledhje të gjithë rrugëtimit të saj në politikë. 

"Ishte kënaqësi që sot sic hyra në politikë, sot bëj këtë dalje për të thënë që në këto 12 vite, mundëm të bëjmë realitet një ëndërr që e kemi patur të gjithë bashkë. Sot jam krenare që mundëm t’ia dalim. Betejën e kuptuam se nuk ishte e lehtë, por ai dolëm. Kur filloi reforma në drejtësi unë kisha 30 vite eksperiencë në mësim dhënie. Ka qenë një universitet i dytë. Vitet e reformës në drejtësi janë një shkollë e vërtetë. Ndihem shumë e privilegjuar sot, qe kam qenë pjesë e kësaj reforme, që PS, ju më keni besuar. Erdha në politikë pa qenë pjesë akvite e politikës.

Kam patur pozicione shumë të mira, keni mbështetur e promovuar gra e vajza, kemi patur një armatë shumë të mirë të promovimit të PS. Ka edhe shumë e shumë të rinj që PS mund t’i ketë në të ardhmen. Merrnim urime e urata nga qytetarë që nuk ndanin të njëjtat bindje politike me ne. Merrnim vlerësim nga partia mbështetësit tanë, kam një urim për ta, na kanë inkurajuar e na kanë thënë jeni burrnesha.