Vatër e re COVID-i në burgje/ 2 të infektuar te paraburgimi 302 janë transferuar, 21 në total

28 Prill 2020, 12:37

TIRANE-Shkon në 21 në total numri i të paraburgosurve që janë infektuar. Dy persona te paraburgimi 302 në kryeqytet janë infektuar me COVID. Vatrën e re e konfirmoi zyrtarisht ministria e Shëndetësisë.

Shefja e ISHP-së, Albana Fico duke iu përgjigjur pyetjes së Report Tv tha se "Dy të burgosur kanë qenë në paraburgim dhe janë transferuar". Edhe pse, Fico nuk shpjegoi se ku janë transferuar dy personat që ndodheshin të 302 dhe që rezultuan të infektuar sipas të gjitha gjasave ata janë dërguar te 313-të.