Vatra e infeksionit te burgu 313-të, ISHP i shmanget pyetjes se ku mbahen të burgosurit me COVID

24 Prill 2020, 12:35

Vatra e infeksionit është kthyer në më të rrezikshmet pas fasonerive në Krujë, por institucionet shtetërore nuk japin asnjë informacion përveç numrave.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini u pyet sot nga gazetarët se si do të veprohet me personat e prekur që janë në burg, ku do të mbahen dhe trajtohen dhe nëse bëhet fjalë vetëm për personat që vuajnë dënimin apo edhe staf.

Por Eugena Tomini iu shmang pyetjes duke folur në përgjithësi pa dhënë detaje konkrete.  Shefja e Epidemiologjisë tha se si për të gjithë të tjerët edhe për të dënuarit do të ndiqet protokolli kundrejt izolimit dhe vetëkarantinimit për personat pa simptoma dhe pa klinikë.

"I kemi shprehur edhe herë të tjera, për cdo rast të dyshuar apo konfirmuar ndiqet protokolli kundrejt izolimit dhe vetëkarantinimit për personat pa simptoma dhe pa klinikë, sigurisht po ndiqet protokolli" tha ajo.