Vatra e nxehtë e fasonerisë 'Endi shpk' në Durrës! Si u përhap infeksioni nga Kruja

16 Maj 2020, 13:00

Report Tv mëson se 8 rastet e reja në Krujë që janë regjistruar sot lidhen me kompaninë e fasonerisë 'Endi shpk'. Në këtë fasoneri dje ishin 7 të infektuar, ndërsa sot 8 nga 36 tamponë që u bënë. 276 punonjësit e kësaj kompanie janë izoluar në shtëpi dhe fasoneria është mbyllur. Por si u infektuan? Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku mëson se kjo fasoneri ka një degë edhe në Krujë, që përhapi infeksionin në 80% të bashkisë, ndërsa administrata që ka qarkulluar dyshohet se përhapi virusin edhe në Durrës. Të gjithë të infektuarit janë asimptomatikë.