Vatra e nxehtë e infeksionit! Report Tv në Krujë, bashkia: 18 fasoneri në punë, 752 familje në karantinë!

22 Prill 2020, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 16:35:19

Kruja është një nga vatrat më të rrezikshme dhe të nxehta për shkak të koronavirusit, pasi deri tani janë infektuar 58 persona nga të cilët 6 janë shëruar. Problemi kryesor në këtë bashki janë fasoneritë, ku ka ndodhur përhapja. Report Tv ishte sot në Krujë, ku gazetari i Report Tv Arsen Rusta komunikoi me drejtorin e Komunikimit në bashkinë e Krujës Drini Masha. Ai u shpreh se në total në Krujë janë 752 familje në karantinë, të cilat janë, 52 familjet të cilat kanë pasur nga një anëtar të infektuar dhe 700 familje të tjera, të cilat kanë pasur kontakte me 52 familjet që kanë nga një anëtar të prekur me koronavirus.

"Nuk është një lajm i mirë për qytetin, se bashkia kishte vetëm një vatër në Fushë dhe ajo u izolua, por kjo që ndodhi ditën e enjte nuk është aspak e mirë, pasi ka shtuar panikun, por edhe nga situata ekonomike.  Me infeksionet e para të gjitha institucionet ishin në gatishmëri, u morën të gjitha masat për karantinimin dhe distancimin social. U vendos që dy tregje të mbyllen. 52 familje janë të gjitha të karantinuara për shkak se një anëtar ka dalë i infektuar.