Vazhdon lufta për B-52, dogana nuk ndalon importin e 8S2, edhe pse pa leje

6 Prill 2018, 18:19 | Përditesimi: 6 Prill 2018, 18:19

Doganat shqiptare nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje pse vazhdon të lejohet importimi i produkti pije energjike 8S2, e cila është e pa regjistruar si markë e mbrojtur në Shqipëri. Produkti 8S2 prodhuar nga firma Bavaria është shumë i ngjashëm nga pikëpamja vizuale me pijen energjike B-52 të prodhuar prapë në Hollandë por që në Shqipëri nuk mund të importohet pasi ekskluziviteti i markës këtu i takon firmës Arseni sh.p.k me seli në Shkodër.

Firma Arseni sh.p.k ka kërkuar disa herë nga dogana shqiptare zbatimin e procedurës së mbrojtjes për të shmangur importin e pijes energjike të ngjashme me B-52 dhe që mund të shkaktojë konfuzion për konsumatorët. Por dogana nuk ka bllokuar importin e pije 8S2 duke kërkuar konfirmim të nevojshëm nga Drejtoria e markave dhe patentave, por që deri tani ende nuk është përgjigjur. 

Procedura e regjistrimit të një produkti të ri që importohet, siç është rasti i 8S2, nis nga aplikimi i  tij pranë  Drejtorisë së Pronësisë Industriale. Kjo për të shmangur konkurrencën e pandershme.  

E kështu pa u pranuar aplikimi – i cili zgjat 6 muaj - i gjithë zinxhiri i kontrollit të këtij produkti nuk mund të fillojë të realizohet. 8S2 është kështu një produkt i pakontrolluar, me etiketë të pa miratuar. Deri me sot gjykatat  shqiptare janë shprehur  kundër pijes energjike B-52 dhe një tjetër pijë identike siç ishte 852 të importuar  po prapë nga firma Bavaria. Por në treg prej pak javësh  ka dalë pija e tretë 8S2, edhe një herë identike me dy të tjerat. 

b.ha./Shqiptarja.com