Vazhdon në treg pija energjike "B-52" pa leje, qytetarët nuk dallojnë piraten

27 Mars 2018, 19:22 | Përditesimi: 27 Mars 2018, 19:22

Vazhdon beteja e pijeve energjike në tregun shqiptar. Përplasja sheh prej vitesh kundër njëra-tjetrës pijen B52, të prodhuar nga firma shqiptare "Arseni shpk" që ka regjistruar markën në Shqipëri përpara B-52-shit të prodhuar nga kolosi holandez Bavaria. Pas 10 viteve betejë ligjore, më në fund më 18 dhjetor 2017 Gjykata e Lartë i njohu Arseni shpk të drejtën e titullit të markës B-52, duke ndaluar Bavarinë (siç parashikohet nga konventat dhe nga ligjet ndërkombëtare) të shpërndajë në territorin shqiptar produktin e tij B52. 

b.ha./Shqiptarja.com