Vazhdon puna në Unazën e Re, hiqen shtyllat dhe bimësia, hapet kantieri i ri

28 Nëntor 2018, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2018-11-28 15:56:51

Unaza e Madhe po ndërtohet! Pavarësisht protestës së disa banorëve që kanë ndërtuar paligjshmërisht aty dhe sot përdoren nga opozita, puna vazhdon në të githa drejtimet për zbatimin e projektit.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, ka vazhduar puna gjatë gjithë natës dhe mëngjesit për heqjen e shtyllave dhe bimësisë për fillimin e punës për ndërtimin e Unazës së Re. Ndërkohë është hapur edhe një kantier i ri.

Ndërkohë që ARRSH vazhdon me matjet e vlerësimet e atyre që do të dëmshpërblehen, ALUIZN-i nxori dje edhe listën e atyre që skualifikohen nga procesi i legalizimit Marrë nga./Lexo.al