Vdekja e 53 vjeçarit nga Ndroqi, të rinjtë e FRPD protestojnë duke ndezur qirinj përpara Kryeministrisë

26 Tetor 2020, 19:10

Të rinjtë e FRPD kanë ndezur qirinj para kryeministrisë, në shenjë proteste për vdekjen e 53 vjeçarit Lutfi Çekirri pasi u sorollat dyerve të spitaleve në Tiranë.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllçi ka njoftuar se gjatë protestës do të ndizen disa qirinj në kujtim të Çekirrit. Ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së tyre.