Vdekja e Bujar Nishanit trondit demokratët teksa po e votonin në Këshill, ja si reaguan kur e morën vesh lajmin

28 Maj 2022, 16:06 | Përditesimi i fundit: 2022-05-28 16:57:28

Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani i ka tronditur të gjithë, teksa emri i tij po votohej gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar të PD-së, për Kryesinë e re. Teksa anëtarët e Komisionit po numëronin votat, morën lajmin e trishtë për vdekjen e Nishanit. Një prej anëtarëve i tregon kolegut të saj në celular lajmin.

“O, mosss”- dëgjohet duke thënë ai.

Ndërsa ajo shton: “Sapo”.