Vdekja e 'Dajës', avokati: Kallëzim penal për 'burgjet', nuk lejuan kurimin në kohë të Hajdinit

9 Qershor 2020, 12:34

Për vdekjen Ragip Hajdinit, një prej grabitësve të parave Rinas, ka reaguar avokati i tij, Baftjar Rusi.

Sipas avokatit, në lidhje me ngjarjen do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302, pasi nuk kanë lejuar që Hajdini të marrë ndihmën mjekësor në kohë  e duhur dhe se është dërguar me dy muaj vonesë për trajtim, ku sëmundja ka agravuar.

"Institucioni i burgut nuk është kujdesur fare për shqetësimet e tij shëndetësore. Nuk janë lejuar familjarët për ta parë dhe është bërë protestë te 302 që ai të transferohej në Spitalin e Traumës për kurim. Një masë e madhe tumorale i është hequr nga trupi, por që nuk arriti të mbijetojë. Presim ekspertizën për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe për të bërë kallëzimin penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302. Hajdini është trajtuar me vonesë, dy muaj, pasi sëmundja agravoj", tha Rusi.

Në lidhje me grabitjen e 9 prillit, Rusi thotë se Ragip Hajdini nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë pasur lidhje.