Vdekja e Floyd, protesta ‘errëson’ Shtëpinë e Bardhë, Trump evakuohet në bunker

1 Qershor 2020, 09:27 | Përditesimi i fundit: 2020-06-01 13:22:20

Vazhdojnë protestat në SHBA edhe në ditën e gjashtë pas vdekjes së George Floyd, Afrikano-Amerikani i vrarë nga një polic në Minneapolis ku më në fund është rikthyer rendi.

Policia e mbështetur nga 13,000 ushtarë të Gardës Kombëtare ka arritur të rimarrë kontrollin e qytetit.

Tensioni po përhapet në shpërthime të tjera proteste, në Uashington ku Shtëpia e Bardhë ka përfunduar e rrethuar ndërsa presidenti Donald Trump bashkë më familjen është evakuuar në bunkerin e emergjencencës.

Gjatë operacionit të evakuimit pothuajse të gjitha dritat në pallatin presidencial ishin fikur për arsye sigurie, për të zvogëluar shikueshmërinë e tyre nga sheshi ku ishin grumbulluar protestuesit.

Në bregdetin tjetër, një nga zonat më elegante në zonën metropolitane të Los Angeles protestat ishin emblematike pasi zemërimi i protestuesve u shndërrua në akte vandale duke shkatërruar dhe plaçkitur dyqane dhe supermarkete. Skena të ngjashme u panë edhe në Filadelfia në Pensilvani, ish kryeqyteti historik i Shteteve të Bashkuara.