Vdekja e gruas në Pogradec/Fqinji: Prej dy ditësh nuk kishte zhurma në shtëpi dhe nga dera e jashtme vinte erë e rëndë

26 Shtator 2020, 12:25

"Që pardje vura re mungesën e gruas. Ajo kishte një vajzë të paralizuar që bënte zhurmë dhe gjithmonë kishte muzikë nga banesa e saj. Prej dy ditësh nuk kishim dëgjuar më asgjë. Dje vijmë nga puna dhe tek dera ndjejmë një erë të rëndë. I ramë ziles, derës, por nuk reagonte kush. Zbrita poshtë dhe mora 129 dhe më pas erdhi policia që konstatoi dhe trupin e pajetë. Brenda pamë zonjën të shtrirë dhe shtëpia kishte një erë të rëndë. Vajza ishte në gjendje të rëndë dhe bashkë me policinë ishte edhe një infermiere e cila e mori vajzën urgjentisht. Zonjën nuk e njihnim , pasi jetonte me një maqedonas dhe ai i vdiq një muaj më parë. Zonja nuk ishte në gjendje të mirë, por nuk di të them më shumë", tha fqinji.

  •